Koçi: McGonigal çështje serioze, por jo për të ngritur opozita fabula me spiunë si Enver Hoxha
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Petro Koçi, deputet i PS-së u shpreh se ishte zgjedhje e opozitës për seancën me mocion me kryeministrin Rama sot.
Ai tha se është një gjë serioze dhe nuk duhet anashkaluar, sepse ka qenë në Shqipëri dhe ka takuar Ramën, por jo për të ndërtuar fabula.
Koçi: Ishte zgjedhje e opozitës për seancën. Mendoj se është një gjë serioze dhe nuk duhet anashkaluar, sepse ka qenë në Shqipëri dhe ka takuar Ramën, por jo për të ndërtuar fabula nga ato që bënte Enver Hoxha me spiunazh dhe variente përrallash.
E justifikoj që opozita duhet të shfaqte interes dhe të vihej në lëvizje parlamenti. Duke e ngritur në arsyen e një revolucioni dhe kryengritjeje mendoj se e ktheu në një flluskë sapuni. Nuk është se u la jashtë vëmendjen ngjarje e djeshme, u prek dhe u mbajt një minutë heshtje.

