Meta i drejtohet sheshit: Rama duhet të ishte dorëhequr dhe të ishte në dispozicion të drejtësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2023, 12:37
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë nga selia e PL-së dhe po i drejtohet sheshit pranë Kryeministrisë aty ku pritet të nisë dhe protesta e thirrur nga opozita.
Gjatë komunikimit me gazetarët, Meta theksoi kryeministri Edi rama duhej të ishte dorëhequr me kohë.
“Duhet t’i ishte hequr imuniteti diplomatik dhe të vihet në dispozicion të drejtësisë”, tha Meta.