VULA NË GJYQ, PD NË SHESH/ Rithemelimi përfaqësohet në Apel nga Bylykbashi dhe Kaso
Paralelisht me zhvillimet që vijnë nga sheshi para Kryeministrisë dhe selia e blu, këtë të premte pritet që Gjykata e Apelit e Tiranës të japë edhe vendimin për vulën e Partisë Demokratike, që ndahet mes grupit të Rithemelimit të kryesuar nga Sali berisha, apo ajo do t’i mbesë Enkelejed alibeajt në cilësinë e kryetarit të emëruar pas dorëheqjes nga postin i kryetarit të Lulzim Bashës.
Përfaqësuesit ligjorë të PD-së së Rithemelimit Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso kanë mbërritur në Gjykatën e Apelit ku do te shqyrtohet çështja e vulës së ankimuar nga grupimi i Aliebeajt.
Seanca është parashikuar të mbahet në orën 11:00, ndërsa shorti ka përcaktuar që trupa gjykuese në Apel do të drejtohet nga gjyqtarja Elona Mihali, ndërsa në përbërje të tij si anëtarë do të jenë Irida Kacerja e Astrit Kalaja.
Treshja do të vendosë sa i përket ankimit të Partisë Demokratike ndaj vendimit të 25 Marsit 2022 të gjyqtarit të Shkallës së Parë, Agron Zhukri. Më 17 Janar, Gjykata e Apelit pushoi gjykimin për çështjen e PD-së, pasi grupimi i Alibeajt u tërhoq nga ankimi për bashkimin e dy statuteve. Gjyqtari Zhukri njohu statusin e Berishës, dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sqaruar se protesta nuk ka aspak lidhje me këtë çështje, por mbahet kundër rritjes së çmimeve, mungesës e transparencës nga qeveria, korrupsionit që ka përfshirë vendin, çështjen McGonigal…
Dhe sa i përket protestës Opozita është drejt përfundimit të përgatitjeve për protestës që do të mbahet në orën 12:00 përballë Kryeministrisë.
Nga rrethet qytetarë të shumë janë nisur drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së opozitë.
Po ashtu, mësohet se në orën 12:00 kreu i PD-së Sali Berisha pritet të ndalë nga selia për t’u nisur drejt protestës.
Në foltoren poshtë zyrës së kryeministrit rama do të ngjiten shumë folës, deputetë, nga shoqëria civile, kreu i PL-së Ilir Meta, dhe kryetarë të partive të tjera aleate.
Por duke qenë se vendimi për vulën e PD-së do të jepet më herët se zhvillimi i protestës, mund të ketë lëvizje të grupit parlamentar.







