Presidenti Begaj do të takohet me Stoltenberg në selinë e NATO-s me 7 mars
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2023, 21:15
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të presë në një takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj me 7 mars.
Lajmi është bërë i ditur nga web-i zyrtar i NATO-s.
Takimi do të zhvillohet në selinë e NATO-s.
Pas takimit, Stoltenberg dhe Begaj do të mbajnë një konferencë për shtyp.
