"FIFA Best Awards", Cristiano Ronaldo votoi me...inat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2023, 07:23
Në Paris u zhvillua ceremonia e më të mirëve të futbollit për vitin 2022 sipas FIFA-s, trofeu rival i Topit të Artë.
Për lojtarin më të mirë janë kapitenët e kombëtareve ata që votojnë dhe a e dini për kë kanë shkuar 3 preferencat e Cristiano Ronaldos? Lajmi është që Lionel Messi nuk figuron sepse CR7 ka zgjedhur Karim Benzema, Luka Modric dhe Kylian Mbapé.
Pavarësisht faktit që argjentinasi fitoi Kupën e Botës, luzitani nuk mendon se ai është një nga më të mirët në planey, listë ku sigurisht fut veten e tij por jo Lionel Messin.
