Tanket që i shkatërruam/ Ish-bazat ushtarake të lëna në harresë, shteti asnjë përkujdesje

Me dhjetëra baza ushtarake të para viteve 1997 në vendin tonë sot nuk ekzistojnë. Në vendet ku ishin vendosur, sot mund të gjenden vetëm rrënojat. Mjetet lufatarke të rënda, përfshirë tanket sot në fshatin Mbyet të Fierit janë ndryshkur dhe janë kthyer vetëm në masive hekuri.

Këto tanke të ndryshukura jënë dëshmi e ekzistencës së një baze ushtarake këtë, në fshatin Mbyet të Fierit.

Por veç gërmadhave të mjeteve luftarake të rëndë, asgjë tjetër nuk ka mbetur.

Ky repart me sipërfaqe 7.5 hektarë ishte dikur një pikë strategjike ushtarake.

Banorë të zonës tregojnë se shkatërrimi i ish-repartit ushtarak filloi mënjeherë pas ndryshimit të sistemit për të arritur kulmin në trazirat e vitit 97.

"Këtu ka qënë që vinin komandat. E shkatërruan të gjithë armatimin," tha një banor.

Mbi 200 tanke në atë periudhe u demontuan dhe shkuan për skrap ndërsa aktualisht këtu kanë mbetur vetëm gërmadha.

E gjithë siperfaqja ku ishte pozicionuar ish- reparti ushtarak tashmë është në ruajtjen e banorëve të zonës, ndërsa shteti nuk është marrë me të.