Hetimet për aksidentin e Unazës, ekspertët të dyzuar. Prokuroria merr kartelat mjeksore të shoferit
Dëshmia e shoferit 63-vjecar për humbjen e kontrollit të drejtimit të mjetit urban ka shtyrë prokurorinë që të sekuestroje kartelat mjeksore për të parë gjendjen e tij shëndetësore. Hetusit kanë ngritur dyshime edhe për mënyrën e funsionimit të mjetit urban me firzamonikë. Sipas dokumenteve urbani kishte kontroll teknik të rregull deri në muajin shtator megjithatë ekspertiza pritet të zbardhë faktin nëse ka pasur problem teknike.
Ekspertet e sigurisë rrugorë në policinë e shtetit ende nuk e kanë të qartë nëse aksidenti i një ditë më parë është shkaktuar nga një gjëndje shendetësorë e shoferit Agron Xhafa apo ka qënë një difekt tenik i mjetit.
Për ta saktësuar këtë situatë prokuroria ka marrë në dorë kartelat mjekësore për të parë gjëndjen e drejtuesit të mjetit të transportit urban. Me pranga në duar ai ka treguar para policisë së një moment e kishte humbur përqëndrimin për shkak të një debulese.
Duke mos deklaraur shumë detaje ai është shprehur se e ka marrë veten vetëm pasi mjeti i tij urban përplasi automjetin tip Audi por që më pas ishtë shumë vonë për ta parandaluar.
Sipas shkeljeve të gjetura deri në tani ekspertet rendisin faktin se mjeti urban sapo ka kaluar semaforin tek piramida nuk ka mbajtur korsinë e tij e cila është e dedikuar për trasportin publik, por ka qëndruar në atë ku lëviznin automjetet.
Sipas gjetjes së dytë duket e paqartë pse urbani nuk ka frenuar në momentin që po i afrohej stacionit të ku do të merrtë qytetarët. Përvec analizmit të kartelave mjeksore, po pritet edhe një përgjigje e ekspertimit teknik të mjetit urban.
Gjatë kqyrjes paraprake ka rezultuar se urbani kishte kontroll teknik të rregull deri më muaj shtator.
Tashmë ndaj shoferit 63 të linjës së Unazës në kryeqytet rëndon akuza shkelja e rregullave të qqarkullimit rrugore. Fatmirësisht nga aksidenti i pazakontë ku la të lënduar 9 persona dhe u përfshnië 10 makina nuk shkaktori viktima por panik tek të gjithë udhëtarët e linjës.