I kërkuar në Spanjë, arrestohet në Vlorë Leart Bulla, akuzohet për kultivimin e kanabisit

Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar në Vlorë për llogari të drejtësisë spanjolle. Së fundmi është arrestuar edhe Leart Bulla i cili së bashku me Xhuljano Hajrulla dhe Ulliam Sokoli akuzohen nga prokuroria spanjolle për kultivimin e lëndëve narkotike, dhe gjykata në Madrid ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë arrest në burg.

Policia e Vlorës ka vënë në pranga  Leart Bullën i cili është edhe pjestari i tretë I një grupi kriminal I cili është I shpallur në kërkim në Spanjë.

50 vjeçari Bulla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi Gjykata Qendrore e Instruksionit në Spanjë, me 14 shkurt të këtij viti I ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin dhe kultivimin e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Leart Bulla i dyshohet se është përgjegjës për blerjen, transportimin dhe furnizimin me pajisjet elektrike që përdoreshin për kultivimin e plantacioneve të kanabisit. 

Ai pritet që të ekstradohet drejt Spanjës në ditët në vijim.

Më herët gjatë dy oepracioneve të tjera, Policia në vlorë ka vënë në pranga me qëllim ekstradimin e tyre drejt Madridit edhe Xhuljano Hajrulla dhe Ulliam Sokoli.

Leart Bulla, Xhuljano Hajrulla dhe Ulliam Sokoli dyshohet se ishin të tre anëetarë të një grupi kriminal që vepronte në Spanjë në fushën e narkotikëvë, dhe dyshohet se  Ky grup ka përdorur shtëpi dhe ndërtesa industriale për kultivimin e bimëne narkotike.