Policët me makina të vjedhura/ SPAK dërgon në gjyq tre efektivë, vidhnin mjete në Kosovë
Tre punonjës policie akuzohen nga SPAK për vjedhje makinash në Kosovë, lejimin e kalimit në kufi dhe shitjen ose përdorimin e tyre në Shqipëri. Një prej punonjësve të rendit është arrestuar një vit më parë duke përdorur një nga automjetete vjedhura të cilës i ishin vendosur targa shqiptyare të falsifikuara. Pas dërgimit të dosjes në gjyq, pritet të nisë procesi ndaj 7 të akuzuarve
Tre efektiva policie janë mes të akuzuarve të spak në dosjen e trafikimit të mjeteve motorrike nga Kosova drejt Shqipërisë.
Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen e 7 të pandehurve të akuzuar për këtë skemë kriminale. Mes të pandehurve janë edhe 3 punonjësit e policisë, Vojsava Doda, Endi Ahmetaj, Ftari Braha.
Sipas prokurorisë, drejtuesi i grupit, i cili mendohet se është shtetasi Selaudin Shahini, duke shfrytëzuar lidhjet familjare dhe shoqërore në Kosovë, kishte krijuar një rrjet personash që trafikonin mjete në vendin tonë.
Pasi automjetet mbërrinin në Shqipëri, ishte shtetasi Ndriçim Shahini, kushëriri i Selaudinit, personi që kujdesej për shitjen e mjeteve. Në pranga përveç tyre kanë përfunduar edhe: Ervis Cara, (kushëri i Ndricimit); Aurel Shatri (shok i Ervisit);
Të gjithë këta persona, kishin role të ndara në aktivitetin kriminal. Ata ofronin ndihmën në forma e metoda të ndryshme për të bërë transportin e mjeteve të vjedhura nga Kosova për në Shqipëri duke i kaluar nga dogana e Morinës.
Punonjësit e policisë, Vojsava Doda e dyshuar si lidhje e afërt e kreut të grupit Selaudin Shahini; dhe kolegët e saj Endi Ahmetaj dhe Fatri Braha mendohet se kanë krijuar lehtësira për kalimin e mjeteve në kufi me qëllim shitjen apo përdorimin e tyre në vendin tonë.
Në shkurtin e vitit 2022, efektivja e forcës operacionale Vojsava Doda u arrestua pasi përdorte një automjet të vjedhur në Kosovë duke shmangur kontrollet me anë të përdorimit të dokumentit si punonjëse e policisë.
Makinës i ishin hequr target e kosovës dhe i ishin vendosur targa shqiptare të falsifikuara.
E para në gjurmët e këtij aktiviteti kriminal ka rënë policia e Kosovës e cila ka marrë denoncime për vjedhjen e automjeteve në qytete të ndryshme. Më pas hetimet për rrjetin kanë vijuar në Shqipëri me arrestimin e policëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
