“Han pa porta”/ Shemben muret rrethuese të lagjes “24 maji” në Vlorë. Banorët: Jemi të shqetësuar, s’ka siguri për shtëpitë

Pak muaj më parë, në lagjen "24 Maji" nisi projekti për rehabilitimin total të bllokut te banimi. Në shumë pjesë të kësaj lagjeje, muret rrethuese të banesave janë shembur teksa punimet kanë mbetur pezull. Banorët shprehen të shqetësuar për situatën, ndërsa thonë se kanë frikë për sigurinë e tyre pasi shtëpitë janë bërë si han pa porta.

Banesat i kanë rrethuar me tela, teksa tregojnë se gjatë natës dihen të friksuar pasi nuk kanë më siguri.

Banorët tregojnë se nuk kanë asnjë informacion se nëse projekti dhe punimet do të vijojnë dhe cfarë do të bëhet me muret rrethuese të këtyre banesave.

Prej fillimvitit 2021 në dy prej lagjeve më të mëdha të Vlorës 1 Maji dhe 24 Maji ka nisur projekti për rehabilitimin e tyre.

Projekt i cili duhet të kishte përfunduar në fund të vitit 2022, teksa tashmë megjithëse është disa muaj me vonesë punimet nuk kanë shkuar as deri në gjysmën e tyre dhe priten të zgjaten përgjatë gjithë këtij viti.