Aksident i rëndë në rrugën kthesa e Grabjanit, makina përplas motorçikletën, një i lënduar, trafik në rrugë

Një automjet tip “Volksvagen”, me targa AB949BZ është përplasur me një motomjet.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit 36-vjeçari Ardjan Meçani dhe është dërguar në spital.

Motomjeti është shkatërruar plotësisht, po kështu dhe mjeti.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Ky aks rural është mjaft problematik ku vetëm këtë vit ka pasur perveç të tjerave dhe dy aksidente me vdekje.

Po ashtu mësohet se drejtuesi i automjetit është ndaluar nga policia, ndërsa është shënuar edhe trafik i rënduar në këtë aks jtë shkaktuar si pasojë e aksidentit.