Operacionalja, FNSH dhe Shqiponja aksion gjatë natës në Vlorë, disa të shoqëruar e të shpallur në kërkim
Policia e Vlorës , Forcat Operacionale, FNSH, Shqiponjat kanë zhvilluar një aksion në qytetin e Vlorës . Aksioni është zhvilluar gjatë mbasditës të së mërkures rreth orës 18:00 dhe ka vijuar deri në orët e para teë mëngjesit të së enjtes.
Për 30 minuta rreth orës 22:00-22:30 u fikën dritat ku më pas u bë ndërhyrja e policisë në disa banesa.
Në fokus të policisë janë goditjet e personave me rrezikshmëri të lartë dhe të skeduar nga ana e policisë së qytetit.
Ndërkohe burime nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona dhe disa të tjere janë shpallur në kërkim. Aksioni është zhvilluar në disa zona në qytetin e Vlorës dhe në disa banesa në qytet.
Aksioni është duke vijuar. Policia ende nuk ka dalë në një komunikatë zyrtare për rezultatet e operacionit.
