"Tragjedi, lagje të vdekura, nuk kishte këmbë njeriu" Gurra tregon vizitën në zonën ku ra tërmeti
Shqiptarët janë sensibilizuar me dhimbjen e popullit turk pas tërmeteve të 6 shkurtit. Besimtarët mysliman janë angazguar në mbledhjen e ndihmave.
Ylli Gurra, ish myftiu i Tiranës i cili ishte në Turqi në një intervistë për Ora News me gazetaren Sonila Musai tregoi për vizitën që ka bërë në një nga zonat më të prekura nga tërmeti në Turqi.
Gurra u shpreh se se ajo që e shtyu te gjendej atje ishte pjesa solidare.
Ylli Gurra: Pjesa solidare më shtyu të gjendesha në një nga zonat e dëmtuara nga tërmeti. Malatia është një nga zonat e dëmtuara më shumë. Numri i qëytetarëve që kanë humbur jetën është i madh. Pasi mblodhëm një kontribut modest vendosa të shkoja në terren. Për mua ishte udhëtimi i jetës pas vizitës në Mekë dhe Medine, ishte udhëtimi i jetës në raport me atë që ka ndodhur. Ne shkuam ditën e hënë dhe pat sërish goditje tërmeti, shkalla ishte më e lehtë. Kur shkuam, ata që na mirëpritën erdhën të banonin në një pallat gjysmë të dëmtuar pasi nuk kishte këmbë njeriu, frymë njeriu. Lagje të tëra të vdekura. E dhimbshme përcillte dhimbje, lexohej dukshëm tragjedia.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
