Ambasadori i Ukrainës: Kërcënimi i bërthamor i Putinit retorikë, përpjekje për të ndikuar tek bisedimet

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov në intervistë për Ora News me gazetarin Isa Myzyraj u shpreh se çështja e rrezikuar bërthamor është diçka që është folur më parë.

Ai tha se për të nuk është rreziku i çështjes bërthamore, por më shumë një dëshirë për të theksuar çështje të tjera ekonomike

Shukrov: Çështja e rrezikut bërthamor është diçka që është folur më parë. Unë si ambasador mund të them se është një përpjekje e radhës për të vazhduar negociata e ardhshme. Pasa disa ditësh Putini tha se Rusia do të ndalojë të marrë pjesë në stërvitjet strategjike. Për nuk është rreziku i çështjes bërthamore, por më shumë një dëshirë për të theksuar çështje të tjera ekonomike. Këtu më shumë bëhet fjalë për luftë dhe armatim.

Vetë pjesëmarrja e ushtrisë ruse nuk është se funksionin në mënyrën e duhur. Besoj se të gjithë e kanë kuptuar se sanksionet e BE-së kanë luajtur një rol në raport me Rusinë. Ekzistojnë edhe lojtarë në gjeopolitikë që duan përfundimin sa më parë të këtij konflikti. Pak minuta më parë kam parë një fotot që tregonte liderat e Ukrainës dhe Shqipërisë që i ishin takuar në OKB.