Digjet kabina elektrike në "10 Korriku" të Vlorës, zona zhytet në errësirë

Digjet kabina elektrike e një pallati në lagjen 10 Korriku në qytetin e Vlorës.

Fillimisht banorët në zonë kanë dëgjuar shpërthime në gjithë zonën Lagjen Pavarësia dhe 10 Korriku.

Ndërsa lagjet janë zhytur në errësire totale për shkak të ndërprerjes se energjisë.

Fatmirësisht nuk janë rrezikuar banesat aty pranë ndërsa ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka arritur që të shuajë zjarrin.

Teksa tashmë në vendin e ngjarjes kanë ardhur forcat zjarrfikës dhe efektivet e OSHE për të parë nga vjen defekti.