Policia “ngrihet në këmbë” pas sherrit të vajzave, identifikon 4 vajzat që u rrahën dhe djalin që filmoi
Ka reaguar edhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë lidhur me sherrin mes vajzave që është publikuar në medie ditën e sotme.
Policia bën me dije se menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, u organizua punën për identifikimin e shtetaseve që shfaqen në video si dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Policia bën me dije se u bë e mundur identifikimi i një të mituri që kishte filmuar konfliktin, si dhe identifikimi i 4 të miturave të përfshira në konflikt.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në prezencë të prindërve dhe të punonjësve socialë, janë shoqëruar dhe po intervistohen 5 të mitur të moshave 13 dhe 14 vjeç (një djalë e 4 vajza).
Nga verifikimet paraprake të kryera, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur me datë 15.02.2023, në rrugën "3 Dëshmorët", dhe jo në ambientet e shkollës "Kongresi i Manastirit".
Vijon puna për sqarimin e rrethanave të konfliktit nëpërmjet shtetaseve të mitura.
