Strazimiri: Ylli Ndroqi guxoi dhe e publikoi shantazhin, Edi Gonigal e Mcgonigal mbrojnë njëri-tjetrin me gjoba

Në një intervistë për RTV Ora, ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri u shpreh se dihet në Tiranë që ka një listë biznesmenësh që shantazhoheshin me non grata nga McGonigal.

Ai tha se në rastin e Yllit Ndroqit lajmi dihej dhe se u bë publik në medie shantazhi falë guximit të këtij të fundit përballë tyre.

Strazimiri: Është një bandë gjobëvënësish. Ne i dinim këto gjëra në Tiranë. Bëhen publike nga njerëzit si z. Ndroqi dhe që i shkojnë deri në fund çështjes. Doli lajmi se ka edhe një listë biznesmenësh të shpallur non grata dhe nuk publikohet. Disa u publikuan dhe kjo shërbeu për të trembur disa të tjerë. Më pas u paraqit McGonigal së bashku me EdGonigal duke mbrojtur njëri-tjetrin. Janë dhënë edhe shumat e biznesmenë për të hequr atë njollën non grata.

McGonigal janë personat që në rastin e Berishës kanë furnizuar dhe kanë krijuar tymnajën. Edhe ambasadorja amerikane tha që dosja e DASH është e mbushur me informacione nga CIA dhe FBI, edhe pse kjo nuk është përmendur nga Blinken.