Graham Potter shokon me deklaratën: Më kanë kërcëuar me vdekje

Moment shumë i vështirë për Chelsean që pavarësisht fushatës faraonike të blerjeve, nuk fiton prej 5 ndeshjesh rresht dhe në dy të fundit është mundur në kampionat dhe Champions.

Ai që po e vuan më shumë këtë situatë është trajneri Graham Potter, i cili bën një rrëfim shokues. Trajneri anglez që zuri vendin e Thomas Tuchel pak muaj më parë duke lënë Brighton, është vënë në shënjestër të tifozëve. Në adresë të 47-vjeçarit kanë mbërritur kërcënime nga më të ndryshmet në e-mail madje në mes është futur edhe familja e tij.

“Më kanë shkruar se duan vdekjen time dhe të fëmijëve”, deklaron Potter në një intervistë për “Mirror”.

E pabesueshme kjo në një vend si Anglia ku futbolli përjetohet ndryshe nga pjesa tjetër e Europës. Nuk dihet ende nëse policia ka nisur një hetim në lidhje me këtë çështje por deklarata e trajnerit të Chelseat e ka shkundur ambjentin sportiv në ishull.