Sulmuesi me “damar” kuqezi shënon në Bundesliga, talenti i Mainz me mama shqiptare gjen golin e parë (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2023, 22:52
Nelson Weiper, një gol me aromë shqiptare në Bundesliga. Sulmiuesi 17-vjeçar i Mainz shënon gol në suksesin 4-0 ndaj Borussia Mounchengladbach.
Zbriti në fushë në minutën e 85 dhe në kohën shtesë shënoi edhe rrjetën e “pokerit” të bardhekuqve. Çfarë lidhje ka me shqiptarët? Mamaja e yllit më të ri të Bundesligës është me origjinë shqiptare dhe sigurisht që në këtë gol ka edhe nuanca kuqezi.
Vëllai i tij, Henrick weiper është pjesë e skuadrës U-19 të Shqipërisë, ndërsa sulmuesi i Mainz është pjesë e Kombëtares Gjermanë U-17 por ndoshta nuk i dihet, një ditë ai mund të vendosë të përfaqësojë Shqipërinë.
Për momentin ai mund të festojë gjatë golin e parë në Bundesliga dhe realizimin e një ëndrre.
