Velaj: Kosovarët nuk i kanë kaluar traumat e gjenocidit. Serbët s'duan ta pranojnë që janë agresorët

"Trauma në fakt nuk është kaluar ajo thjesht shmanget."

Kështu u shpreh studiuesja, Olibmi Velaj  në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora teksa po fliste për gjenocidin në Kosovë.  

Sipas studiueses "ajo që ndodh sot, propaganda e madhe ku bëhet sikur viktima është agresore dhe anasjelltas ndodh dhe sepse viktima nuk do të kujtojë traumën".

Olibmi Velaj: Unë interesohem gjithmonë se si është problemi i gjenocidit në Kosovë dhe si njerëzit e kanë përjetuar. Unë i shikoja gjithmonë të gëzuar të qeshur. Kam pasur shumë kurse dhe një ditë i pyeta se çfarë mendojnë për ato kohë, si i kanë kaluar ato kohë dhe thanë në masë që "Ne nuk kemi dëshirë ti kujtojmë ato". Domethënë ajo që ndodh sot, propaganda e madhe ku bëhet sikur viktima është agresore dhe anasjelltas ndodh dhe sepse viktima nuk do të kujtojë traumën. Aty jam habitur. Trauma në fakt nuk është kaluar ajo thjesht shmanget.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.