Shqipëria i kthen nderin Turqisë, miratohet fondin 1 milion € si ndihmë për pasojat e tërmetit
1 milionë euro është fondi që Shqipëria do të japë për Turqinë si mbështetje për rimëkëmbjen nga pasojat e tërmetit tragjik. Vendimi vjen si mbështetje për banorët e dëmtuar por edhe si shenjë falenderimi për Turqinë. Nga ana tjetër Këshilli i Ministrave vendosi edhe dërgimin e trupave ushtarake në dy misione stërvitje të NATO-s
Qeveria shqiptare ka miratuar ndihmën financiare për Turqinë në përpjekjet për rimëkëmbjen nga pasojat e tërmetit tragjik me rreth 34 mijë viktima dhe mijëra të tjerë të pastrehë.
Në deklaratën për mediat u theksua se vendimi vjen dhe si falenderim për mbështetjen që Ankaraja ka dhënë për vendin tonë, por edhe si qëndrim humanitar ndaj popullit.
Një tjetër vendim është dhe pjesëmarrja e Shqipërisë në dy misione ushtarake një prej tyre në Mesdhe.
Po ashtu Këshilli i Ministrave i ka hapur rrugë marrëveshjes prej 80 milionë eurosh që BE ka dhënë për Shqipërinë për reformën në kuadër të integrimit në BE, reformën e drejtësisë por edhe të ujit.