Rritja e çmimit të patentës, dhjetëra qytetarë në Elbasan në rradhë për ta paguar para afatit
Njoftimi për rritjen e çmimit të patentës ka bërë që dhjetëra qytetarë t’i drejtohen zyrave për të bërë gati dokumentacionin dhe më pas pagesën në Elbasan. Ndërkohë, Autoriteti i Konkurencës ka njoftuar të mërkurën se ka nisur një hetim sa i përket rritjes së çmimit të patentës.
Lajmi për rritjen e çmimit të Patentës ka shqetësuar qytetarët!
Dhjetëra prej tyre iu drejtuan sporteleve në Elbasan për të përgatitur dokumentacionin e nevojshëm për nisjen e kursit të patentave.
Qëllimi është që ta paguajnë atë përpara se në fuqi të hyjë ligji i ri me çmimin e rritur.
"Rritja e çmimit është absurde," tha një prej tyre.
Ndërkohë shqetësimeve të qytetarëve se rritja e çmimit është antiligjore i është përgjigjur të mërkurën Autoriteti i Konkurrencës.
Ky insttucion tha se ka kërkuar informacion nga Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, me qëllim vlerësimin e kufizimeve të mundshme të konkurrencës në tregun përkatës.
Tanimë pritet edhe hetimi pëkatës nga ky autoritet për të parë nëse ka pasur shkelje të ligjit në vendimin për rritjen e çmimit të patentave.
