TEC-i lundrues, Ferruni: Aferë e pastër korruptive. Ia kanë vënë syrin Vlorës, ja si do shkatërrohet

Ambientalisti Lavdosh Ferruni në emisionin “Ora e Betit” në RTV Ora deklaroi s TEC-i lundrues në Vlorës nuk është asgjë më shumë se një aferë korruptive.

“Të mos presim që të na shpërthejnë si incineratorët, por kjo duhet thënë është thjesht një aferë e pastër korruptive ashtu si gjtiha të tjerat që ka bërë kjo qeveri.

Fatkeqësia dhe shqetësimi është se kjo kompani bangladeshase ia kënë vënë syrin, për të marrë gaz të lëngshëm dhe për ta shpërndarë atë në gjithë Evropën. Do bëhet një lidhje me Vlorën përmes Azerbajxhanit me 5 miliardë metra kub gaz.

Terminali i rigazifikimit nga Amerika dhe bashkohet me TAP-in dhe do të bëhet shpërndarja gjithë Evropën”, u shpreh Ferruni.