Makina e gjetur në Elbasan grabitet për 10 sekonda, autoret morën X6-tën me makinë të sapovjedhur
Ky është momenti ku persona të paidentifikuar rreth dy javë më parë kanë vjedhur makinën tip BMW X6 e cila u gjet në qytetin e Elbasanit ku brenda saj ishin edhe dy armë zjarri.
Kjo video është filmuar nga një kamer sigurisë para një lokali në lagjen Xhabijë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se personat që u afruan pranë BMW X6 për ta vjedhur lëvizin po ashtu më makinë e cila ishte e vjedhur po në Shkodër.
Bëhet fjalë për një BMW seria 5 ngjyrë e bardhe e cila nga hetimet ka rezultuar së është grabitur rreth 15 minuta para së të grabitej edhe makina BMW X6.
Kamera e sigurt ka pikasur një person i cili mban në kokë një kapele dhe një kapuç dhe me tuta sportive hipën në makinë lehtësisht dhe largohet.
Një tjetër kamer sigurie në dalje të Shkodër ka pikasur të dyja makinat të cilët lëviznin në sinkron më njëra tjetër ku kanë dalë nga qyteti me drejtim Tiranën.
Ende nuk janë verifikuar personat që kanë kryer grabitjen e dy makinave por sipas policisë nuk janë banorë të qytetit të Shkodrës.
