AGJENDA/ Më 27 shkurt në mbledhje të përbashkët, ja për çfarë takohen kabineti "Rama" me atë të Abazoviçit

Ditën e hënë më 27 shkurt do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverisë së Malit të Zi dhe Republikës së Shqipërisë.

Mbledhja do të mbahet në ndërtesën e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve, ndërsa pritet të nënshkruhen një sërë marrëveshjes ndërshtetërore.

Pas nënshkrimit të dokumentave të përbashkëta planifikohet të mbahen konferenca për shtyp e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Të hënën më 27 Shkurt mbahet mbledhja e qeverisë së Malit të Zi dhe Republikës së Shqipërisë

Vendi: Ndërtesa e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve (CANU)

Në këtë mbledhje do nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

Seanca e përbashkët do mbahet në ndërtesën e re të Akademisë të Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU).

Adresa: Rruga “Rista Stijovića 5”, në Podgoricë.

Pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta planifikohet të mbahet konferenca për shtyp e Kryeministrit të Malit të Zi  Dritan Abazoviç dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës.