"Rama do të rrëzohet", Balliu: Opozita e sotme nuk shitet, protesta në interes të qytetarëve

Shefi organizativ në PD, Klevis Balliu në një intervistë për Ora News me gazetaren Katerina Hysenllari tha se Rama do të bjerë nga posti.

Balliu shprehet se opozita tashmë nuk shitet.

Sipas tij "Është në interes të çdo qytetari, të ardhmes së tyre, të familjes së tyre që të dalin në protestë e ti bashkohen kësaj kauze madhore kombëtare për rrëzimin e Edi Ramës".

Klevis Balliu: Ne duhet t'ju themi njerëzve të vërtetën. Askush nuk thotë se është e lehtë. Kjo është një opozitë që nuk shitet e me të cilin nuk bën dot pazar. Është dhe sinqeriteti që po tregohet dhe në diskursin poltik të opozitës. Dhe qytetarët kanë pjesën e tyre dhe së bashku do të ecim përpara. Është në interes të çdo qytetari, të ardhmes së tyre, të familjes së tyre që të dalin në protestë e ti bashkohen kësaj kauze madhore kombëtare për rrëzimin e Edi Ramës. A do të vijë të hënën apo do të vijë të martën këtë nuk e di, por do të bjerë. Nuk mundet kurrë të pranjmë ne që 5 mostra të veshur me kostumet e politkës dhe qeverisë të mposhtin një popull të tërë. Ti tregojmë politkës që këtu ka një sovran dhe sovrani është populli.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.