Kush është një njeri që ecën në rrugë dhe thotë jam kryetari i PD-së? Ja përgjigjja!
Dhe pse nuk na ndajnë shumë kohë nga zgjedhjet vendore, PD vijon të jetë e përçarë.
Pritet që gjykata të vendosë se kujt i përket logo dhe vula.
Sakaq nuk mungojnë as deklaratat për përfaqsuesit e dy grupeve.
Klevis Balliu në një intervistë për Ora News me gazetaren Katerina Hysenllari tha se ju ka dalë dytyra atyre që janë servilët e Ramës.
Dhe e ka fjalën për Alibeajn për të cilin thotë se është "Një burrë që ecën në rrugë dhe thotë 'jam unë kryetari'".
Klevis Balliu: Me lojërat e tjera me servilat e Edi Ramës dhe të pushtetit nuk meremi ne, asnjë gjë nuk demtojnë ata, ju kanë dalë fytyrat. Prandaj rri me dy tre veta Enkeljedi se janë të qartë qytetarët, se ndryshe mblidhte e mbushte sheshet. Çfarë bën ky njeri? Një burrë që ecën në rrugë dhe thotë jam unë kryetari.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
