Ndoka: E mbivlerësojmë Ramën, e ka rrahur pengu i tij, Lulzim Basha, nuk është i pathyeshëm

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Nard Ndoka, Kryetar i PDK-së e mbivlerësojmë edhe Rilindjen edhe Ramën, pasi i ka rrahur Lulzim Basha.

Ai tha se nuk jemi në një situatë disfatiste që Rama nuk mundet, është një lider që e ka rrahur pengu dhe viktima e tij, Basha.

Ndoka: E mbivlerësojmë edhe Rilindjen edhe Ramën, i ka rrahur Lulzim Basha. Pra kemi pasur një lider opozite që ishte peng dhe që shiti kodin zgjedhor duke hequr koalicionet klasike duke na dëmtuar shumë, kemi pasur një kryeministër përballë me krimi, oligarkët dhe patronazhistët dhe i humbi zgjedhjet.

Nuk jemi në një situatë disfatiste që Rama nuk mundet, është një lider që e ka rrahur pengu dhe viktima e tij, Lulzim Basha. Opozita sot është në një fazë riorganizimi, mbaroi koha e pengmarrjes dhe ka fillua riformatimi. Sot është rikthyer besimi.