Meta me të rinjtë e Durrësit: Igli Cara, njeriu që do të sjellë ndryshimin me programe konkrete

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ishte dje në Durrës ku deklaroi mbështetjen e partisë që ai drejton ndaj kandidatit të propozuar nga aleati i saj, Partia Demokratike, Igli Cara,.

Ndërkaq mëngjesin e kësaj të marte, kreu i PL-së teksa ka publikuar në rrjetet sociale një foto me të rinjtë e PL-së, shprehet i bindur se Igli Cara është njeriu që do të sjellë ndryshimin në Durrës me programe konkrete për mbështetjen e të gjithë të rinjve.

“Me të rinjtë e Durrësit për fitoren e Bashkisë të Durrësit dhe realizimin e një programi ambicioz, që u krijon mundësi të reja të rinjve për një edukim të mirë, për praktika mësimore, për ambiente publike për stërvitjet sportive dhe qendra të reja kulturore.

Igli Cara është njeriu që do të sjellë ndryshimin me programe konkrete për mbështetjen e të gjithë të rinjve.

Vota për Partinë e Lirisë, garanci se në Këshillin Bashkiak zëri i të rinjve do të dëgjohet fort dhe do të ndiqet mbajtja e premtimeve! IgliCara për Durrësin! Fitore! Ndryshim më çdo çmim”, shprehet në mesazhin e tij kreu i PL-së Ilir Meta.