Inceneratori i Elbasanit, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Lefter Kokën, refuzohet gjykimi i shkurtuar

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen për ish-ministrin Lefter Koka në lidhje me inceneratorin e Elbasanit.

Ndërsa ajo nuk ka pranuar gjykim të shkurtuar për të akuzuarit. 

Të akuzuar në këtë aferë, siç e cilëson opozita dosjen në fjalë, janë disa zyrtrarë të lartë, mes tyre ish-ministri Lefter Koka dhe Alqi Bllako.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e Porkurorisë së Posaçme për kalimin për gjykim të dosjes së Inceneratorit të Elbasanit. Vendimi në seancën paraprake erdhi në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, me 10 të pandehur dhe dy kompani.

Në seancën e mëparshme u dëgjuan të gjitha pretendimet e të pandehurve, ndërsa shumica prej tyre kërkuarën bashkimin e dosjeve me atë të inceneratorit të Fierit, e cila u rrëzua nga togat e zeza.

Ndërkohë, të pandehur për këtë dosje për të cilët Prokuria e Posaçme kërkon kalimin për gjykim të çështjes janë:

1- Lefter Koka

2-Alqi Bllako

3-Mirel Mërtiri

4-Klodian Zoto

5-Stela Gugallja

6-Pëllumb Abeshi

7-Etleva Kondi

8-Jonida Zeqo

9-Bardhyl Çabiri10-Serafin Papa

Gjykata e Posaçme nuk dha vendim për asnjë kërkesë të të pandehurve, përfshirë edhe kërkesat për gjykim të shkurtuar të shumicës prej tyre, apo për gjykim të zakonshëm, nga Etleva Kondi, ish-anëtare e komisionit të vlerësimit të ofertave. Një vendim i tillë pritet të merret në gjyqin e themelit.

Gjithë të tjerët, përveç Kondit, pavarësisht se kanë mohuar akuzat, kërkonin gjykim të shkurtuar. Në këtë rast, gjykata ndodhej para dilemës ligjore, pasi nuk mund të pranonte gjykimin e shkurtuar për shumicën, nëse nuk e ndanin çështjen e Kondit, gjë e cila edhe në këtë rast, do të përbënte precedent pasi i hap rrugë ish-zyrtares ta vijojë procesin në Gjykatën e Tiranës dhe jo në Gjykatën e Posaçme, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ndërkohë, mundësia tjetër ishte rrëzimi i kërkesës për 9 të pandehur, për gjykim të shkurtuar, duke i çuar në gjykim të zakonshëm bashkë me Kondin.