Murrizi: Ia kam kërkuar Berishës, ata që kanë ngarkesë negative 2005-2013 në PD mos kandidojnë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Myslim Murrizi, Ish-Deputet u shpreh se ia ka kërkuar në Këshill kombëtar Berishës që të mos kandidojnë ata që kanë pasur ngarkesë negative në 2005-2013.

Ai tha se duhet një lloj memorie për këto figura të PD-së, pasi nuk mund ta detyrosh qytetarin që të zgjedhë mes dy hajdutësh.

Murrizi: Ia kam kërkuar në Këshill kombëtar Berishës dhe në çdo dalje timen publike, duke thënë se nuk mund të jemi si alternativë dhunës tek qytetarët duke thënë se ose duhet të votojnë një hajdut të Ramës, ose një hajdut tonin. Ata që kanë ngarkesë negative në qeverisjen e Berishës nuk duhet të jenë alternativë dhe duhet të largohen.

Këtë ia kam kërkuar Berishës. Se luftën nuk e kemi pasur me Lulin dhe Gazin vetëm, se të gjithë këta kapërcyen ylberin dhe u bënë të gjithë reformatorë. Duhet të kemi një farë CV-je dhe një farë memorie për atë që ka ndodhur.