"Përjashtimi i deputetëve", ironizon Korreshi: Koçi i Teto Ollgës po bën luftë me shpata në Japoni

Saimir Korreshi, deputet i PD-së deklaroi sot se vendimi i Komisionit të Etikës për përjashtimin e 6 deputetëve është marrë që dje nga Kryesia e grupit parlamentar të PS-së.

"Më i butë sa po vijnë e po zbuten po në thelb qëndron e njëjta tollovi. Vendimet janë marrë që në kryesinë e grupit parlamnetar të PS dje ku ata dolën të vendosur dje se do ti shkarkojnë dhe i shkarkuan.

Kalojnë afatet, kuvendi ka shumë punë. Duan që zërin opozitar të mos e kenë kur të vijë kryeministri. Ata pretendojnë se ka rregullore, ndërkohë që nuk e respektojnë.

Këtu ka një gjë, që në vend që të kontrollojë parlamenti kryeministrin, është një kryeminsitër që kontrollon parlamentin. Një kryeministër hajdut në këndvështrimin e të gjithë shqiptarëve që vazhdon të bëjë po të njëjtën tollovi.

Rregullorja parashikon dhe interpelancë më vete dhe Komision. Koçi i Teto Ollgës po bën luftë me shpata në Japoni, edhe këtë javë na mbetet të protestojmë me bilbila," tha ai.