Ndoka: Berisha nuk u kthye për interesin personal, por për t’i kthyer nderin PD-së, Zoti po e ndihmon

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Nard Ndoka, Kryetar i PDK-së u shpreh se ai ka qenë kundërshtar i ashpër i Berishës, por është bindur se ka ndryshuar.

Ai tha se Berisha nuk është kthyer sot për interesin personal, por për t’i kthyer nderin PD-së që ia nëpërkëmbi Basha, është kthyer për të kthyer nderin e tij që ia nëpërkëmbi Sorosi

Ndoka: Unë kam qenë kundërshtar i ashpër i Berishës. Me pjesën morale jam i qartë. Unë kam qenë kundër Berishës dhe Metës në 21 janar, sepse mendoja se më kishin vjedhur zgjedhjet në vitin 2009. Unë se sot krejt ndryshe Berishën sepse ka disa epërsi shumë më tepër se sa ishte kryetar.

Berisha nuk është kthyer sot për interesin personal, por për t’i kthyer nderin PD-së që ia nëpërkëmbi Basha, është kthyer për të kthyer nderin e tij që ia nëpërkëmbi Sorosi dhe gratë e Ramës. Zoti po e ndihmon, pasi është një lider krejt i pamposhtur.