Deda: E mira do të ishte që të kishim ndaj PD, të kishim 2 parti, ashtu sikurse u nda edhe PS me LSI-në
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Reldar Dedaj, kryeredaktor i Liberale u shpreh se ndarja në PD ka ndodhur për shkak të një parimi dhe nuk mund të flitet për një bashkim.
Ai tha se e mira do të ishte që të kishte 2 PD, pra të ndahej partia ashtu sikurse u nda edhe PS me LSI-në dikur.
Deda: Për mua ndarja në PD ka ndodhur për shkak të një parimi dhe nuk mund të flasim për një bashkim, por për një bashkëpunim. Nëse këta do të kishin pak common sens, por nuk e kanë sepse kanë interesa personel, por e mira do të ishte që të kishim 2 PD, ashtu sikurse u nda edhe PS me LSI-në.
Kjo është gjë e mirë, sepse pluraliteti i së djathtës nuk do të ishte aspak i gabuar, sepse kur ekstremitetet dhe diferencat që kanë, në një fazë të rrugëtimit të tyre, mund t’i vijnë në ndihëm njëra-tjetrës. Në një moment të kundërtat bashkohen.
