Murrizi: Nuk kemi shoqëri civile, por minj ambasadash, rolin e saj sot po e luan opozita
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Myslim Murrizi, Ish-Deputet u shpreh se qytetarët nuk ftohen nga partitë politike për të rrëzuar qeverinë, por nga shoqëria civile.
Ai tha se nëse do të ishte në Greqi skandali McGonigal do të vinin 10 mijë veta nga Kreta me hunj dhe litarë dhe do ta kishin marrë Athinën mbarë
Murrizi: Nuk di ndonjë rast ku qytetarët ftohen nga partitë politike në protestë për të rrëzuar qeverinë, me përjashtim kur dalin vetë atje ku ka shoqëri civile dhe jo minj ambasadash që presin ndonjë lek për të dalë dhe për të shitur mend në studio.
Nëse do të ishte në Greqi skandali McGonigal do të vinin 10 mijë veta nga Kreta me hunj dhe litarë dhe do ta kishin marrë Athinën mbarë. Po të ishte në Francë dhe apo vend tjetër do të reagonin. Ne jemi në Shqipëri dhe opozita po bën edhe rolin e shoqërie civile duke ftuar çdo aktorë që të reagojnë dhe protestojnë.
