Berisha: Vendin e shpëtojmë duke u bashkuar, ky regjim nuk ikën me votë

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se nëse duam të shpëtojmë vendin nga ky regjim duhet të mblidhemi e të përballemi me të pasi ky regjim nuk ikën me votë.

Sali Berisha: Nuk mund të ecet kurrë ‘business as usual’. Regjimi nuk rrëzohet. Është e domosdoshme që kryetarë grupesh të organizojnë mbledhjet në kryesitë e degëve, në aktivët e degëve, në takime intensive të hapura me qytetarët.

Thashë dhe njëherë, kam mirëkuptim për të gjithë ata që e shohin me skepticizëm revolucionin, për të gjithë ata që ky term u duket i largët ose joreal. Por kur shoh vendin tim, që rrokulliset dhe shuhet në këtë mënyrë, secili duhet t’i shtrojë pyetjen vetes: si mund ta shpëtojë?

Mund ta shpëtojmë vetëm duke u bashkuar. Ky regjim nuk ikën ndryshe.
Nëse ndonjë mendon se ky ikën me votë, personalisht nuk besoj se ikën me votë.

Çdo ditë tregon se ky shtetin mafioz po e shndërron gjithnjë e më shumë në makineri mafioze elektorale.

Njerëzit na mbështesin!

Protesta të tilla nuk ka parë Shqipëria.

Do të doja që këtë diskutim ta kemi të lirë, ndaj dhe mediat të na falin se ky është një takim pune me të cilin ne duhet të debatojmë lirshëm për të arritur në përfundime sa më të drejta, sa më të sakta.