Vasili propozon projekt-ligjin: Qytetarët të vendosin sa më shpejt panelet diellore, stop korrupsionit  

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka bërë më dije se ka paraqitur sot në Komisionin e Ligjeve dy Projekt-Ligje që lidhen direkt me energjinë fotovoltaike.

Vasili bën thekson se projekt ligjet për energjinë elektrike, u garantojnë qytetareve, që duan te vendosin Panele Diellore për prodhim energjie elektrike dhe inkurajon që të hiqet çdo pengesë burokratike për një gjë të tillë.

Postimi i plotë i Vasilit:

Paraqita sot ne Komisionin e Ligjeve dy Projekt Ligje te propozuara ne emer te Partisese Lirise dhe qe lidhen direkt me energjine fotovoltaike. Keto Projektligje ishin depozituar ne Parlament qe ne tetor te vitit 2022.

Dy Projekt-Ligjet, qe prezantova sot ne Kuvendin e Shqiperise, per energjine elektrike, u garantojne qytetareve, qe duan te vendosin Panele Diellore per prodhim energjie elektrike se:

Kapacitetet 2MË te miratohen shpejt dhe jo më nga qeveria, por Agjenciaa e burimeve natyrore

Te hiqet cdo pengese burokratike dhe formalitet i kote qe ti vendosin sa me shpejt

Miratim te menjehershem te pikes se lidhjes nga Operatori i Shperndarjes

Bilanci neto te behet mbi baza vjetore dhe mujore si deri tani

Mundesi qe prodhuesit private pasi permbushin nevojat e tyre me energji te injektojne enenergjine e tepert ne rrjetin e shperndarjes se energjise elektrike.  Qytetaret, qe vendosin Panele Diellore do te kene mundesi ta shesin energjine elektrike, qe u tepron pas permbushjes se nevojave familjare te tyre dhe jo si deri me sot kur ajo u grabitet nga shteti pa pagese.

Qytetaret do te kene mundesi ta shlyejne brenda 3 – 4 vitesh investimin per Panele Diellore per prodhim energjie dhe jo per 8 – 10 vjet si deri me tani. Ne kete menyre familjet do te furnizohen energji elektrike pa paguar leke, por edhe do te krijojne te ardhura per veten e tyre me energjine elektrike te tepert , por edhe do te ndihmojne vendin me energji elektrike.

Kuvendi duhet ti miratoje menjehere sepse i jepet fund blerjes dhe korrupsionit galopant me energjine elektrike. Shqiperia ka te gjitha mundesite qe te prodhoje te gjithe energjine elektrike qe i duhet si dhe te eksportoje. Maqedonia eshte nje shembull shume i qarte i qeverisjes se pergjegjshme ne kete drejtim sepse ka kapacitetet shume te larta te fotovoltaikut ne krahasim me Shqiperine.