Kume: Nëse nuk realizohet rrotacioni politik, nuk funksionon sistemi zgjedhor
Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume shprehet se nëse kërkohet një indeks matës i suksesit të një reforme zgjedhore atëherë ai është rrotacioni politik që ajo reformë prodhon.
Në një intervistë dhënë për “Ora News”, Kume thotë se në çdo vit zgjedhor, politika i ka sytë nga drejtësia, ndërsa shton se mazhoranca po e shfrytëzon situatën aktuale jo vetëm në sistemin e drejtësisë, por edhe në atë se çfarë po ndodh me opozitën.
Ndërsa i pyetur rreth transparencës në zgjedhje, ish-kreu i institucionit më të lartë zgjedhor në vend thekson se në 20 vite indeksi i transparencës ka treguar se nuk ka asnjë përmirësim.
“Nëse nuk realizohet rrotacioni politik, nuk funksionon sistemi zgjedhor”, u shpreh ndër të tjera ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume.

