"Vula është e jona nuk na e marrin dot", Spaho: Protesta e 3 marsit kundër Ramës
"Në 3 mars do të jetë protesta e radhës kundër Edi Ramës. Nuk ka të bëjë fare me gjykatën".
Kështu u shpreh Edmond Spaho, deputet i PD-së në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj.
Sipas Spahos në protestë do të marrin pjesë të gjithë qytetarët e vendit.
Edmond Spaho: Në 3 mars do të jetë protesta e radhës kundër Edi Ramës. Nuk ka të bëjë fare me gjykatën, jo. Vula, simboli, flamuri na është dhënë më 25 mars të vitit të kaluar. Ne nuk e kemi çështjen në gjykatën e Apelit e kemi me Edi Ramën. Do të marrin pjesë të gjithë qytetarët e vendit.
"Unë nuk kam besim te drejtësia duke parë si po kontrollohet nga Rama. Duhet të njihet PD pjesa e zoit Berisha dhe kryetar i PD-së Berisha. Vula është e jona nuk na e marrin dot ne do të rezistojmë."
