Peruzzi rrëfen frikën e Del Pieros përpara finales së vitit 1996 në Ligën e Kampioneve

Ish-portieri i Italisë dhe Juventusit, Angelo Peruzzi rrëfen një episod shumë interesant në lidhje me finalen e UEFA Champions League të vitit 1996 ku Juventus fitoi në finale me Ajax-in vetëm pas ekzekutimit të 11-metërshave. Gardiani bardhezi, titullar në atë kohë, zbulon se stuata nuk ishte aq e qetë përpara sfidës së Romës:

“Një javë përpara finales, Del Piero ishte në krizë. Shkonte shpesh në tualet dhe ishte dobësuar disa kilogramë. Atë mbrëmje i thashë: na ndihmo ta fitojmë këtë trofe pasi kemi mbështetjen e 60 mijë juventinëve këtu në Romë.

Ai më tha si i dridheshin këmbët, i dhimbte barku dhe nuk arrinte të qëndronte as në këmbë dhe nuk mund të luante si një profesionist në atë ndeshje. E qetësova sepse edhe mua në fillimet e karrierës më ndodhnin këto gjëra.

Unë e hiqja vëmendjen duke ngrënë por ai nuk mund ta bënte sepse ishte një lojtar që lëvizte shumë. Me kalimin e kohës, mësoi si ta përballonte presionin dhe arriti të bëhej lojtari që të gjithë njohim”.