Tottenham pranë shitjes për shifrën e "çmendur"

Tottenham mund të ndryshojë pronësi brenda pak muajsh. Oferta në adresë të pronarëve aktualë ka ardhur nga biznesmeni iraniano-amerikan, Jahm Najafi, i cili ka ofruar 3.1 miliardë pound për të marrë drejtimin e “gjelave”.

Lajmin e bën të ditur gazeta “Financial Times” që citon burime të besueshme shumë pranë klubit të Premier League dhe njerëzve pranë miliarderit nga Lindja e Mesme. Najafi është president i “MSP Sports Capital” dhe ka bashkuar forcat me disa biznesmenë të tjerë duke krijuar një konsorcium për t’u  prezantuar me një ofertë të denë në dyert e klubit të tretë më të madh të Londrës.

Tottenham për momentin është në pronësi të manjatit me origjinë izraelite, Daniel Levy, ndërsa Najafi nuk është pa eksperiencë në sportin amerikan pasi ka pasur një pjesë të rëndësishme të aksioneve te skuadra e NBA, Phoenix Suns.