Manchester City rikthehet në krye, Arsenali dorëzohet në Londër (VIDEO)
Halaand, De Bruyne dhe Graelish, tre lojtarët më të rrezikshëm të Manchester City fitojnë ndeshjen e sezonit në Premier League ku kampionët në fuqi mundin kryesuesit e Arsenal dhe ngjiten për herë të parë këtë sezon në krye të klasifikimit.
Arsenali thyhet në “Fly Emirates” dhe stonon në ndeshjen e tretë rresht pa fitore, por këtë herë janë kundërshtarët kryesorë dhe rivalët më të fortë të titullit që rrëmbejnë 3 pikë nga duart e “Topçinjve” që regjistrojnë humbjen e parë në shtëpi dhe të tretën këtë sezon.
Ndeshje spektakolare në Londër ku Manchester City dominoi gjatë 45 minutave të dyta kur bëri edhe diferencën pas barazimit 1-1 në fraksionin e parë. Goli i 26 sezonal për Erling Halaand që i dha fund krizës personale ashtu si De Bryne që përfitoi nga një pasim i gabuar i Tomiyasu.
51 pikë për të dyja skuadrat por “Citizens” numërojnë një ndeshje më shumë që Arsenali do ta luajë për të rifituar sërish kreun e klasifikimit që për momentin e humbet për shkak të golavarazhit.
