Elseid Hysaj bëhet baba për herë të tretë. Vjen në jetë Teo!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2023, 14:38
Vjen në jetë Teo, fëmija i tretë i Elseid Hysajt. Klubi i Lazios me një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, e uron mbrojtësin kuqezi për lindjen e djalit.
Ai dhe bashkëshortja Florenza Lekstakaj u bënë prindër për herë të parë në vitin 2016 me djalin Elis ndërsa në 2021 lindi vajza Gloria.
"Presidenti Claudio Lotito në emër të Lazios, skuadrës, stafit dhe gjithë pjesëtarëve të klubit, bashkohen me gëzimin e familjes Hysaj", shkruan SS Lazio në Facebook.

