Mbrojtësi i Chelseat “shënon” edhe jashtë fushës. Nis historinë me modelen brune
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2023, 16:01
Ben Chilwell ka nisur një histori të bukur me modelen australiane Cartia Mallan. Bukuroshja nga kontinenti i largët dhe 26-vjeçari i Chelseat kanë publikuar fotot e para në ditën e Shën Valentinit duke zyrtarizuar historinë mes tyre.
Është 24-vjeçarja që publikoi fotot në Instagram, ndërsa Chilwell e ka uruar njeriun e tij të zemrës me një tufë trëndafilash.

Mbrojtësi i majtë duket se ka shënuar një gol shumë të rëndësishëm edhe në jetën e tij private pasi është konfirmuar lider në skuadrën e Graham Potter.




