Brazili ka një trajner…të përkohshëm
Brazili do të ketë një trajner të përkohshëm deri në momentin që do të merret vendimi final për Carlo Ancelottin. Federata Braziliane e Futbollit nuk e saktëson një gjë të tillë por është i kuptueshëm vendimi për të emëruar në stol trajnerin e U-20 Carlos Menezes, një lëvizje kjo që konsiderohet e përkohshme.
Federata beson se mund ta bindë trajnerin e Real Madrid por ndërkohë Selecao nuk mund të vazhdojë të jetë pa një trajner në krye dhe në këtë mënyrë, presidenti i federatës deklaron:
“Ramon Menezes meriton një konsideratë të veçantë. Ai është një trajner me potencial të madh. Ne duam gjithnjë e më shumë njerëz me ide të reja dhe të guximshme në ekipet kombëtare.
Ai ka siguruar rezultate të shkëlqyera dhe ka arritur të bëjë që skuadra të luajë në mënyrë moderne, në përputhje me karakteristikat e futbollit tonë”.
