Sergio Ramos kapet me fotografin, shikoni se si e shtyn

Në përfundim të ndeshjes me Bayern Munchen, Sergio Ramos u bë sërish protagonist. Pas 90 minutave pozitive edhe pse PSG u mund nga skuadra gjermane, qëndërmbrojtësi spanjoll shkoi te sektori i tifozëve ultras për t'i falënderuar. 

Shikoni se çfarë ndodh në një moment kur një fotograf përplaset pa dashjen e tij me qëndërmbrojtësin. Reagimi i Sergio Ramos është për t'u shënuar.