Skandal në Spanjë, Barcelona "kapi" drejtuesin e arbitrave me 1.4 mln. €

Në Spanjë është zbuluar një skandal që rrezikon seriozisht pozitat e klubit të Barcelonës. Nën akuzë është vënë klubi katalanas që ka paguar me 1.4 milionë € gjatë viteve 2016-2018 ish-zv.presidentin e shoqatës së arbitrave.

Shuma është derdhur në llogaritë e kompanive të tij por klubi ka reaguar menjëherë. Sipas katalanasve, në të shkuarën Barcelona ka paguar bashkëpunëtorë të jashtëm për të dhënë opinione rreth çështjeve tenike që kanë lidhje me gjykimin.

Barcelona bën me dije gjithashtu se kjo është një gjë normale që ndodh rëndom në klube profesioniste ku drejtuesit punojnë për të lehtësuar sa më shumë misionin e anëtarëve dhe punonjësve. Ndërkohë, katalanasit kanë bërë me dije se do të ndërmarrin masa ligjore në lidhje me këto akuza.