PSG, trajneri Galtier kërkon të qetësojë skuadrën

Paris Saint-Germain duhet të bëjë llogaritë jo vetëm me humbjen në ndeshjen e parë me Bayern Munchen por edhe me situatën e tensionuar në dhomat e zhveshjes.

Trajneri Christophe Galtier në konferencën e shtypit e pranon që ka ndërhyrë për të sqaruar disa gjëra shumë të rëndësishme, duke e pranuar në njëfarë mënyre që situata i ka ikur nga duart pasi nuk arrin të menaxhojë tekat e yjeve që ka në skuadër.

“Pata një diskutim të gjatë me lojtarët në dhomën e zhveshjes. Shpresoj që në takimin e kthimit të jemi një skuadër ndryshe dhe të shfrytëzojmë edhe rikuperimin e lojtarëve të rëndësishëm”.

Deklaratë që Galtier e ka bërë për gazetën “L’Equipe” e cila pak ditë më parë publikoi një artikull të gjatë për mosmarrëveshjet mes lojtarëve në dhomat e zhveshjes.