Berisha akuza Yuri Kim: Ka patur Gonigalë të tjerë me imunitet diplomatik, u them mos të struken

Kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi dhe diplomatë të tjerë që sipas tij kanë shërbyer si "Gonigalë" të Ramës e që kanë pasur imunitet diplomatik. Fjala e tij iu drejtua indirekt ambasadores së SHBA-së Yuri Kim që prej kohësh është sulmuar nga Berisha.

"Ai ishte një armik i egër i opozitës shqiptare. Nuk punuan më pak për Edi Ramën dhe Gonigalë të tjerë. Kujtoni pak të gjitha deklaratat e Gonigalëve me imunitet diplomatik. Çfarë ishin ata.

Jua them  unë, pengje të korrupsionit të Ramës që tani struken se mos u dalin vjedhjet e Gonigalit. Mos u strukni iu them se për shqiptarët ju jeni Gonigalë të vërtetë."