Meta: Protesta shumë shpejt do të japë rezultate, në Kuvend do të gjëmojë fjala e lirë
Kreu i PL-së Liri Meta iu bashkua sot protestës së opozitës para Kuvendit. Në fjalën e tij ai tha se këto protesta shumë shpejt do të japin rezultatet e tyre dhe në Kuvend do të gjëmojë fjala e lirë.
Ilri Meta: Asgjesimi i demokracisë dhe pluralizmit politik është skenari që ka marrë të zbatojë Rama. Vetëm demokracia e mbron Shqipërisë dhe shqiptarët.
Përmendi traun doktori. E kanë qejf shumë traun ata. Po e vënë traun në të gjtihë rrugët, autostradat. U bëj thirrje të gjithë atyre që na dëgjojnë. Mos prisni ta vënë traun te dera e shtëpisë e tju marrin lekë edhe kur dilni edhe kur hyni. Kjo protestë shumë shpejt do të japë rezultatet e saj.
Në këtë mënyrë bindëse shumë shpejt në sallën e Kuvendit do gjëmojë fjala e lirë, do rivendoset llogaridhënia dhe drejtësia nuk do të jetë më në xhepin e Ramës dhe Agaçit përgjegjës kryesor për këtë korrupsion mld euro.
Ndërkohë që plaçkitin ditën me diell portin e Durrësit dhe e çojnë kilometrin më shtrenjtë se vendet e BE, prandaj pedagogët i kanë rrogat sa gjysmat e kolegëve në Kosovë e rajon, prandaj mësuesit i kanë pagat sa 40% në Malin e Zi, prandaj nuk ka ndihma për prindërit.
Prandaj në statistikat e Britanisë së Madhe nuk shihni që në krye të atyre që kalojnë La Manshit të ketë nga Mali i Zi, Serbia e Maqedonia, ka nga Shqipëria, Afganistani dhe Siria.

